Kronike
Të shtëna me armë pranë Bashkisë, një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

Vrasje me armë zjarri në Shkodër.
Qëllohet me breshëri plumbash në një lokal ngjuitur me bashkinë.
Viktimë ka mbetur Armando Pali, ndërsa i plagosur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç.
perditesim
Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Qëllohet me breshëri plumbash në një lokal ngjitur me bashkinë. Viktimë ka mbetur Armando Pali, dhe tre të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç si edhe një kamariere.
I plagosuri Erogen Brajoviç është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Njihet gjithashtu redhe për lidhjet e tij me politikën.
Ai qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule.
Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.
Lajm në përditësim…
Atentati në Shkodër, 1 person në pranga – Atentati në Shkodër, pranga një prej autorëve! Ishte me motor kur qëlloi me breshëri plumbash, u largua me një ‘BMW’ gri
Burime bëjnë me dije se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur sërish Shkodrën. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali ngjitur me godinën e Bashkisë Shkodër, ku është qëlluar me breshëri plumbash . Viktimë ka mbetur Armando Pali, ndërsa i plagosur është Erogen Vaso, i njohur edhe me emrin Erogen Brajoviç, një kamarier dhe një grua. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e kësaj vrasjeje.
Viktima Armando Pali është një figurë e njohur në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Ai ka shërbyer si drejtor i administratës së Sali Berishës gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në pushtet. Më pas, Pali është bërë deputet i Partisë Socialiste, duke mbështetur qeverinë e Edi Ramës. Në vitin 2023, ai shpalli kandidaturën për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës, duke u përpjekur të sjellë një ndryshim në drejtimin e këtij institucioni. Megjithatë, në zgjedhjet e vitit 2023, ai nuk arriti të fitonte, pasi Benet Beci i Partisë Socialiste u shpall fitues me 60.24% të votave. Erogen Brajoviç, i njohur gjithashtu si Erogen Vaso, është një figurë e njohur në Shkodër. Në vitin 2007, ai u akuzua për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.

