Kronike
EMRAT/ VIDEO/ Kërcet arma në Vlorë, arrestohen dy të rinj pas një sherri të dhunshëm
Një sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.
Sipas policisë disa persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të lokalit, dhe njëri prej tyre ka pasur patur armë zjarri me vete.
Në pranga kanë rënë Arbri Hysaj, 19 vjeç dhe Mauricio Alushaj, 25 vjeç. Ky i fundit ka marrë armën e shokut të tij 19-vjeçar dhe ka qëlluar me armë në ajër.
NJOFTIMI ZYRTAR
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit:
* Arbri Hysaj, 19 vjeç, banues në Vlorë;
* Mauricio Alushaj, 25 vjeç, banues në Orikum.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.