Connect with us

Kronike

EMRAT/ Vodhëm me thyerje disa biznese, kapen hajdutët “serialë” në Lezhë

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shades”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes.

Dje, vodhën me thyerje në 2 dyqane dhe në 1 servis, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Zbardhen edhe 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

Ditën e djeshme, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, janë zbardhur 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve Sokol Pali dhe ⁠Marjan Kelaj shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur.

Advertisement