Connect with us

Kronike

EMRI/ Aksident në Itali, përplaset për vdekje e moshuara shqiptare

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, në zonën Porcari in via Puccini.

Një makinë ka përplasur për vdekje një të moshuar shqiptare, të identifikuar si Nurçe Feimi Besnik, 75-vjeç.

Sipas hetimeve fillestare, makina po drejtohej nga një grua e re, e cila nuk mundi të shmangte përplasjen tragjike teksa e moshuara po kalonte rrugën, raportojnë mediat vendase.

Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për të moshuarën. Autoritetet vijojnë hetimet lidhur me rastin.

Advertisement