Aktualitet
EMRI/ Aksidenti në Kroaci, identifikohet viktima
Gazmir Korbi është 41-vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin e autobusit shqiptar në Kroaci. Mësohet se Korbi ishte bashkë-shofer në autobus. Por në momentin që ka ndodhur aksidenti, autobusi po drejtohej nga 58-vjeçari Adem Rexha.
Shkaku i aksidentit është bërë moti i keq në Kroaci. Nga aksidenti mbetën të plagosur 9 persona, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rëndë.