Connect with us

Kronike

EMRI/ Aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin, arrestohet shoferi

Është arrestuar autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Çukë-Fanar. Sipas burimeve policore të Sarandës bëhet me dije se është arrestuar 51-vjeçari Theofan Kaishi, autor i aksidentit ku humbi jetën Mariglen Dauti, 47 vjeç, banor i fshatit Metoq.

Kaishi, njëherësh edhe autor i aksidentit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Hyndai në aksin rrugor Çukë-Fanar kur është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Mariglen Dauti, i cili nga përplasja ka ngelur i vdekur në vend.

Pritet konkluzioni hetimor eksperti autoteknik të përcaktohet edhe shkaku. Duhet thënë edhe fakti që aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ka qenë në errësirë të plotë.

Advertisement