Kronike
EMRI/ Dhunohet 82-vjeçarja: Më qëlluan njerëzit e nuses
Një e moshuar ka denoncuar familjarët e nuses. Azbie Resulaj, 82-vjeç, është paraqitur ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Vlorës me disa fraktura serioze në trup dhe dyshohet të jetë dhunuar.
Duke parë gjendjen e saj, bluzat e bardha e kanë futur menjëherë në sallë.
E moshuara ka disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Teksa është pyetur, e moshuara ka thënë se e kanë dhunuar njerëzit e nuses së djalit. Pritet që grupi hetimor të zbulojë të vërtetën e ngjarjes, e se kush janë përgjegjës personat për dhunën ndaj të moshuarës