Kronike
EMRI/ E dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 55-vjeçarja
Një 55-vjeçare e shpallur në kërkim është vënë në pranga tentoi të hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës.
Fëllëzë Saliaj nga Patosi ka qenë e dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe u ndalua në hyrje
Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.