Kronike
EMRI/ Goditet me sende të forta efektivi i policisë, detajet e para
Sulmohet efektivi i policisë Admir Okaj. Ngjarja ka ndodhur afro para dy orësh. Okaj është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales. Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë. Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.
Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.