Connect with us

Kronike

EMRI/ Humbi kontrollin e makinës, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në Itali. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Mirjan Cangoja.

Ngjarja bëhet me dije se ndodhi në zonën e Breshias, gjatë mesnatës.

Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me barrierën.. Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.

Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë. 

Advertisement