Kronike
EMRI/ I riu thyen “arrestin shtëpiak”, plagos me thikë 34-vjeçarin

Një konflikt mes dy personave që ka degraduar deri në plagosjen me thikë të njërit prej tyre është regjistruar në fshatin Panaja të Vlorës
Autoritetet policore raportojnë se 28-vjeçari Kejvi Bendaj kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka plagosur me thikë shtetasin B. B (H)., 34 vjeç, teksa i ka dëmtuar edhe makinën, pas një konflikti për motive të dobëta
Më pas, 34-vjeçar i ka shkuar në banesë Kejvi Bendajt, ku po ashtu i ka dëmtuar automjetin, si dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje. Raportohet se shtetasi B. B (H). ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se ka arrestuar 28-vjeçarin Kejvi Bendaj për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Po ashtu, edhe 34-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë, teksa i është sekuestruar si provë materiale edhe arma e gjahut, të cilën e posedonte pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

