Kronike
EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet i riu
Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlore për plagosje, mësohet se në pranga ka rënë 30-vjeçari Nelson Jazo, i cili disa muaj më parë ka plagosur me dashje një person me iniciale F.A. Po ashtu janë arrestuar dhe dy persona të tjerë pasi janë kapur duke drejtuar mjetin dhe motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim N. J., 30 vjeç, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 07.11.2022, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. A. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -B. L., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; -D. M., 48 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.