Connect with us

Rajon

Emri/ Ja kush është shqiptari që u gjend i vdekur në burgun në Greqi

Armand Qamil Nuraj është i burgosuri shqiptar që u gjet i pajetë në qelinë e Malandrinoi në Greqi, në orët e para të mëngjesit të 1 dhjetorit.

Në orët e para të mëngjesit të datës 01.12.2024, janë gjetur pa shenja jete nga rojet e burgut në Malandrino, dy shtetas (në të njëjtën qeli), njëri nga të cilët, shtetasi shqiptar Armand Qamil Nuraj, dtl. 06.07.1987, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike.

Edhe pas ndihmës të dhënë, shtetasi shqiptar nuk arriti të mbijetonte,

Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale, por gjithsesi autoritetet lokale të policisë janë duke kryer hetime.

Advertisement