Connect with us

Kronike

EMRI/ Kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares, arrestohet në Gjermani i riu

37-vjeçari Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj është arrestuar në Gjermani pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar.

37-vjeçari i arrestuar dyshohet se dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani duke e shtrirë në tokë e duke i venë pistoletën në gojë si dhe duke e kërcënuar për ta vrarë për shkak të detyrës së bashkëshortes së tij. Ky i fundit denoncoi se u kërcënua me pistoletë teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Mësohet se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” ndaj tij për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Njoftimi:

Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.”

Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Në kuadër të këtyre operacioneve është arrestuar në Gjermani shtetasi:

– F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.

Advertisement