Kronike
EMRI/ Lëvizte me municion luftarak me vete, arrestohet 19-vjeçari
Një 19-vjeçar ka rënë në pranga në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me municion luftarak me vete. I riu, Enes Jakupi është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’, ndërsa ka tentuar që t’u largohej shërbimeve të policisë në momentin e arrestimit.
Gjatë kontrollit në çantën e tij në brendësi të automjetit, Policia gjeti 2 krehra me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.