Connect with us

Kronike

EMRI/ Mësuesi i jep fund jetës pranë varrit të bashkëshortes

Një ngjarje tragjike është shënuar në Ballsh. Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente.

Mësohet se 60-vjeçari Petrit Jaupaj, me profesion mësues, e ka kryer aktin e rëndë pranë varrit të bashkëshortes, e cila ishte ndarë nga jeta rreth një viti e gjysmë më parë.

Njoftimi i Policisë:

Mallakatër/Informacion paraprak

Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60  vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement