Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Ndërron jetë shkrimtari shkodran

Shkrimtari dhe publicisti Nikolla Spathari ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Spathari la pas një veprimtari të madhe prej 30 librash të botuar. Shkrimtari, i lindur në 5 dhjetor 1940 në Malësinë e Madhe, në karrierën e gjatë, Spathari është marrë me poezi, prozë, publicistikë, studime.

Ai është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me titullin “Mirënjohja“ e qytetit të Durrësit, ndërsa ka marrë çmimet: “Mark Tuen“, “Migjeni“, “Dritëro Agolli“ dhe “Xha Deralla“. Artisti ka shtrirë veprimtarinë e tij edhe në gazetari, ku është angazhuar si kryeredaktor i gazetës “Besa” në Shkodër dhe i gazetës “Pena” në Durrës.

Advertisement