Connect with us

Kronike

EMRI/ Në arrati që prej vitit 2012, vihet në pranga pas 11 vitesh hajduti

Ka marrë fund arratia e 46 vjeçarit Zheni (Shkëlzen) Deliu, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për një vjedhje të ndodhur nën kërcënimin e armës në vitin 2012.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Portëz ku i arrestuari vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit.

“Si rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmët”, për një rast vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i këtij rasti, si dhe kapja dhe ndalimi i një prej autorëve të tij, konkretisht shtetasit Zh. (Sh.) D., 46 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz”,- njofton Policia.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement