Kronike
EMRI/ Pjesë e Forcave të Armatosura, gjendet i vdekur i riu
Një 27-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se 27-vjeçari me emrin Ibrahim Ahmetaj është gjendur nga familjarët i vetëvrarë në banesën e tyre. Bëhet me dije se viktima ishte pjesë e Forcave të Armatosura.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:30, në lagjen Gërhot, Gjirokastër, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi I. A., rreth 27 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.