Connect with us

Kronike

EMRI/ Plagosja në Shkodër, 47-vjeçari merr një plumb në shpatull

Plagoset me armë zjarri një 47-vjeçar në Shkodër. Fatmir Odri nga fshati Xhan i Shkodrës ka mbërritur i plagosur në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal te ish-Sanatoriumi në Shkodër dhe 47-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, teksa ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit./balkanweb

Advertisement