Connect with us

Kronike

EMRI/ Plan për atentat, si ‘shkodrani’ dështoi në vrasjen me pagesë

Amarildo Nikolli, 35-vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë në Vlorë, dyshohet së është një vrasës me pagesë dhe në Vlorë kishte mbëritur për të kryer vrasje në afërsi të komplesit “Oslo”.

Shkodranit i është sekuestruar arma e krimit, një pistoletë me silenciator. Sipas dosjes hetimore ai është arrestuar në ambjentet e një pastiçerie që ndodhet afër komplesit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt. Gjuajtësi me pagesë rezulton të ketë precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar.

Në momentin e kapjes ai ishte me pantallona të shkurtra dhe një bluzë. Ndërkohë në çantë ju kapën një palë rroba të tjera, arma me silenciator një kapuç dhe doreza plastike.

Këto sende kanë krijuar dyshimin dhe bindjen te policia se “Shkodrani”, kishte mbëritur në Vlorë për të bërë vrasje dhe nëse do kryente krimin në ikje e sipër të ndërohej.

Efektivët e policisë që realizuan arrestimin e Amarildo Nikollit, thanë për “Ora News” se gjujtësi shoqërohej në pastiçeri dhe nga dy persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Pamjet e tyre duken në kamera, por ende nuk dihen emrat e dy personave që shoqëronin Shkodranin e armatosur gati për të bërë vrasje. Dy shoqëruesit në momentin e ndërhyrjes nga policia, janë larguar me vrap. Megjithëse efektivët e policisë i kanë ndjekur, nuk kanë mundur t’i arrestojnë.

Ky aksion është në vijim e sipër, pasi ka dyshime të forta se dhe dy personat që kanë mundur të largohen kanë pasur rol të posaçëm në goditjen kriminale që do bënte njeriu i mbëritur nga Shkodra në Vlorë. Amarildo Nikolli gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të flasë.

Ndërsa prokuroria e Vlorës ka përcjellë në gjykatë materialin duke kërkuar caktimin e masës “arrest në burg”.

Advertisement