Connect with us

Kronike

EMRI/ Ra në kontakt me korentin, elektriçisti në Bulqizë transportohet në spital

 Një 50-vjeçar elektriçist në Bulqizë është transportuar menjëherë drejt spitalit, pasi ka rënë kontakt me korentin.

Avdyl Duriçi, po punonte për riparimin e një linje elektrike, kur ka ndodhur incidenti. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.

50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement