Kronike
EMRI/ Ra nga kati i tetë, kush është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht
Policia ka sjellë informacionin zyrtar për 22-vjeçarin, Klajdi Tota i cili humbi jetën tragjikisht sot në Durrës.
Dyshohet se i riu nuk është vetëhedhur, por ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i një pallati në ballkonin e katit të katërt të pallatit përballë.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasi K. T., 22 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje