Aktualitet
EMRI/ Ra nga lartësia ndërsa po punonte, ndërron jetë 50-vjeçari
50-vjeçari Ndue Gjinaj ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në vendin e punës Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Lezhë në një fabrikë mielli. Gjinaj mësohet se ka rënë nga një lartësi prej tre metrash në mënuyrë aksidentale.
Ai është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës.