Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Rrahu për vdekje me shkop druri gruan, ja kush është 82-vjeçari

 Leonidha Peçi është 82-vjeçari në Përmet, që vrau mëngjesin e sotëm bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga shërbyejsa në banesën e çiftit.

Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune. Policia zbuloi se 80-vjeçarja është dhunuar me shkop druri deri në vdekje nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar, Leonidha Peçi. I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.

Advertisement