Connect with us

Kronike

EMRI/ Sherr në rrugët e Londrës, vritet shqiptari

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë pranë stacionit të metrosë në Londër.

Bëhet fjalë për Lumturi Zeqja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një rrugë jashtë një stacioni metroje në Londrën Lindore.

Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime.

Policia gjeti në vendngjarje shqiptarin e pajetë, ndërsa personin tjetër të plagosur.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Autoritetet londineze po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement