Connect with us

Rajon

EMRI/ Shfytëzoi për prostitucion greken, i riu shqiptar i çon dy burra për ta dhunuar

Një episod kriminal, i denjë për një film thrriller ka ndodhur në Durrës. Një 30-vjeçare nga Greqia është shfrytëzuar si prostitutë nga 28-vjeçari, F. Papagiannis, i cili më pas i çoi dy burra për ta vjedhur me dhunë.

Policia e Durrësit ka arrestuar sot një prej autorëve të dhunës dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u kap në PKK Kapshticë, gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi 28-vjeçari nga Greqia F.Papagiannis, që kishte shfrytëzuar këtë 30-vjeçare, për prostitucion.

28-vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë, gjithashtu organizator i kësaj vjedhjeje me dhunë.

 

 

Si rezultat i hetimeve të kryera për kallëzimin e një 30-vjeçareje të proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, më datë 29.08.2023, në kuadër të operacionit “Indicia”, se në banesën ku ushtronte këtë veprimtari të kundërligjshme, 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valter Doko, 23 vjeç, banues në Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. V., 54 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas, të organizuar nga shtetasi F. Papagiannis (që shfrytëzonte 30-vjeçaren, për prostitucion), i kanë vjedhur 30-vjeçares, me dhunë, në banesë, 3000 euro.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement