Kronike
EMRI/ Shpërndante doza kanabisi në bregdet, arrestohet i riu
Një 24-vjeçar, i cili shpërndante doza kanabisi është arrestuar paraditen e sotme në Ksamil. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Dhimitri Guxo, banues në Gjirokastër.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 14”, për goditjen e një tjetër rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.
Shpërndante doza kanabisi në Ksamil, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 14”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.