Kronike
Emri/ Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, ja kush është viktima
Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur nga shpërthimi në një magazinë në Lushnjë.
Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur këtë pasdite në magazinë e një kompanie ndërtimi.
Bilanci paraprak flet për një viktimë dhe tre persona të plagosur rëndë, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela.
Personat e plagosur, sipas burimeve mjekësore, kanë djegie të rënda dhe pritet të transportohen nga spitali i Lushnjes drejt “Traumës” në Tiranë.
Dyshimet e para për ngjarjen janë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të kontaktit që një vinç ka pasur me linjën e tensionit të lartë.
Biznesi ku ka ndodhur ngjarja dyshohet të jetë në pronësi të deputetit, megjithatë informacionet janë paraprake.