Connect with us

Kronike

EMRI/ Taksisti godet me thikë 25-vjeçarin

Pasditen e sotme një konflikt ka ndodhur në Fier ku një taksist ka goditur me thikë një 25 vejeçar.

Mësohet se ngajrja ka ndodhur në vendin e quajtuar “Rotondo e Sheqi” ku taksisti Zagoll Muçaj është arrestuar nga policia.

60 vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftim Policie

Goditi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T., 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Z. M., 60 vjeç.

Advertisement