Kronike
EMRI/ Tentoi të fuste drogë në burg, arrestohet polici
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/burgi.jpg)
KORÇË- Ndalohet një punonjës policie në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës në Korçë. Pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi cannabis në trup.
Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)