Connect with us

Kronike

EMRI/ Tentoi të grabiste bankën në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi tentoi që të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Enrik Ismalaj.

Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Teodor Keko”.

NJOFTIMI I POLICISE
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

 

 

Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E. I., në tentativë për të vjedhur në një filial banke. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement