Kronike
EMRI/ Tentoi të vetëvritet, 59-vjeçari dërgohet te Trauma me helikopter
Musa Haxhi është 59- vjeçari i cili sot mbërriti në ambientet e spitalit të Sarandës i plagosur me armë gjahu. Ai është transportuar te spitali i Traumës me helikopter pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Saçmat e pushkës i kanë dëmtuar mushkëritë.
Policia më herët njoftoi se Haxhi kishte plagosur veten me armën e gjahut. Mësohet se shkak është bërë një debat në familje, pas së cilës 59- vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë.
59-vjeçari mësohet se ishte i divorcuar nga gruaja, me të cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Para se të qëllonte veten i ishte drejtuar familjarëve: S’dua asnjë nga ju, vetëm djalin.
Pritet që policia të marrë në pyetje familjarët e 59- vjeçarit për të kuptuar motivin e ngjarjes, që çoi deri në tentativën e Musa Haxhiut për të vrarë veten.