Kronike
EMRI/ Tentoi të vriste një të dënuar, arrestohet 23-vjeçari
Briken Rusta, 23-vjeçari i shpallur në kërkimnë Elbasan, pasi kishte tentuar të vriste një të dënuar për drogë, ka rënë në prangat e policisë. Arratia e Rustës ka zgjatuar vetëm 4 ditë, ndërsa mësohet se ka rënë në prangat e uniformave blu.
Ngjarja u regjistruar më 26 maj, kur Rusta ka tentuar të vrasë Mariglen Hidën për një sherr që ata kishin pasur me njëri-tjetrin. Rusta nuk ka mundur që ta kryejë vrasjen dhe ka në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. Ai u identifikua dhe u shpall në kërkim, ndërsa ditën e sotme u arrestua.
Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan. Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë. Policia vuri në pranga 41-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Brikin Rustës, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i Brikin Rustës për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).