Connect with us

Kronike

EMRI/ Tritol banesës së efektivit të policisë në Shkodër

Një banese i është vënë sasi tritoli gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Shpërthimi ndodhi në banesën e policit Valter Serra. Mësohet se ka dëme vetëm materiale.

Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje, por policia dyshon se ka ndodhur për shkak të detyrës.

“Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër. Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, njofton policia.

Advertisement