Kronike
EMRI/ U ekzekutua me armë nga 41 vjeçari, ja kush është viktima 34 vjeçar

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 16: 40, në fshatin Pla të Hasit.
Autoritetet policore raportojnë se viktimë ka mbetur 34-vjeçari Rushit Sallahu, teksa autori i dyshuar i krimit është shtetasi Y. J., 41 vjeç, i cili është arrestuar nga Policia.
Mësohet se shkak për vrasjen është bërë një konflikt i mëparshëm mes viktimës dhe autorit për çështje pronësie.
“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

