Kronike
EMRI/ U gjet i masakruar në banesë, identifikohet viktima në Durrës
Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Durrës. Bëhet fjalë për 82-vjeçarin Paulin Gina, i cili sipas të dhënave paraprake ka disa plagë thike në pjesën e fytyrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit. Ai jetonte i vetëm në banesë, pasi të afërmit i i kishte në Itali. Pikërisht kanë qenë familjarët e tij, të cilët e kanë telefonuar, por 82-vjeçari nuk është përgjigjur.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, raporton se familjarët më pas kanë telefonuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur të moshuarin pa shenja jete.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit