Kronike
EMRI/ U godit me thikë para shtëpisë, çfarë dëshmoi i plagosuri para policisë?
I riu 35-vjeçar Taulant Tuga, që u qëllua disa herë me thikë pranë banesës së tij në Fushë Mamurras mbrëmjen e kaluar, thotë se nuk mundi të identifikonte autorin për shkak të errësirës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi kanë marrë njoftim se më datë 25.12.2023, në mbrëmje, në Fushë Mamurras, ishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), afër banesës së tij, shtetasi T. T., 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, shtetasi T. T. ka deklaruar se për shkak të errësirës, nuk ka mundur ta identifikojë shtetasin që e ka goditur me mjet prerës”, njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.