Connect with us

Politike

EMRI/ U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, shoqërohet në komisariat një grua

Një grua është shoqëruar nga Policia në komisariatin e Kavajës, pasi dyshohet për shit-blerje votash.

Burime bëjnë me dije se shtetasja e shoqëruar në komisariat është Xhuli Duda, teksa ajo është ndaluar nga uniformatz blu, pasi i kanë konstatuar një listë emërore të familjarëve të saj pas takimit në lokalin e ish-kryebashkiakut Elvis Roshit.

Ky i fundit mbështet djalin e xhaxhait të tij në këto zgjedhje, Elton Roshi, i cili garon nën siglën e koalicionit të PD-së.

Aktualisht Xhuli Duda po merret në pyetje nga Policia, pasi dyshohet se ka marrë një sasi lekësh. Nërkohë pritet t’i merret një deklaratë edhe Elvis Roshit.

Advertisement