Kronike
EMRI/ U përplasën me kamionin e ftuta-perimeve, humb jetën pas katër ditësh shoferi shqiptar
Shoferi 39-vjeçar, i cili u përshi në aksidentit e 3 marsit, në autostradën Naro-Camastra të Siçilisë në Itali, ka humbur jetën. Ai po transportonte 5 punonjësit po shqiptarë për në fermën bujqësore, kur u përfshi nga një aksident rrugor. Viktima është Tili Pilinci, 39 vjeç, me origjinë shqiptare. Kujtojmë që nga ky aksident ka humbur jetën edhe i riu Flori Topalli, 24 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se viktima po drejtonte makinën, në momentin që u përplas me një automjet i rëndë i ngarkuar me fruta e perime të hënën e kaluar. Ai luftoi pa ndërprerje për 4 ditë.
“I shtruar në spital, në kushte të dëshpëruara në spitalin Villa Sofia në Palermo, zemra e Tili Pilincit pushoi së rrahuri sot. Ka ndërruar jetë edhe shoferi i makinës, i cili pak para agimit të hënën e kaluar u përfshi në aksidentin rrugor me një kamion që transportonte fruta dhe perime. Viktimat e agimit tragjik përgjatë rrugës Naro-Camastra rriten në dy.
Menjëherë pas goditjes, njëzet e katër vjeçari Flori Topalli kishte humbur jetën. Aksident në rrugën shtetërore Naro-Camastra. Tridhjetë e nëntë vjeçari shqiptar, u plagos rëndë dhe u transferua nga spitali Barone Lombardo në Canicatì në Villa Sofia në Palermo.” informon media italiane