Kronike
EMRI/ U plagos me dy plumba, ja kush është efektivi i ‘Shqiponjës’
Edlir Alleshi, është efektivi i cili u plagos me dy plumba mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku Alleshi ka qënë në ndjekje të një personi që qarkullonte me armë me vete, dhe ky i fundit ka hapur zjarr kundrejt policit, duke e lënë kështu të plagosur.
Efektivi është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë njoftohet se forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
“Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur”,- thuhet në njoftimin e Policisë.