Kronike
EMRI/ Vendosi tritol në një biznes/ Policia: U arrestua tre orë pas ngjarjes
39-vjeçari, Frederik Paplekaj është autori i dyshuar i arrestuar në lidhje me shpërthimin e regjistruar në Theth. Policia ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje me shpërthimin e regjisttruar në orët e para të mnëgjesit të sotëm në Theth. Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në një market në Theth.
Paplekaj vendosi lëndë plasëse në derën e e marketit dhe u largua nga vendngjarja. 39-vjeçari u regjistrua nga kamerat e sigurisë në momentin kur vendosi lëndën plasëse. Policia pasi ka identifikuar autorin e ka arrestuar atë 3 orë pas ngjarjes. Autori akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi i plotë:
Vendosi lëndë plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Kapja e tij u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Theth”, në derën e marketit së shtetasve Ç. B., dhe A.B., është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.