Connect with us

Kronike

EMRI/ Vidhte portofola e celularë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Abdyl Peqini është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka vjedhur celular e portofola qytetarësh nëpër stacionet e autobusëve në Tiranë.

41-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit ‘Stacioni’, dhe rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

‘Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat/kuletat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.’- njofton policia.

Lajmi ne perditesim

 

 

Advertisement