Kronike
EMRI/ Vodhi një motor, vihet në pranga i riu në Sarandë
Një 31-vjeçar në Sarandë është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë Aleksandër Seferi, pasi dyshohet se është kapur duke vjedhur një motomjet. Po ashtu ai ka rënë në pranga edhe më parë, po për të njejtën vepër penale.
Njoftimi i Policisë:
Vodhi një motomjet në Sarandë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari, me precedent penal për të njëjtin krim. Sapo janë njoftuar se në një banesë në lagjen “Gjashtë”, ishte vjedhur një motomjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i kësaj vjedhjeje, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjetin e vjedhur.