Connect with us

Kronike

EMRI/ Vodhi para në kasafortën e kompanisë, arrestohet 37 vjeçari

Një 37 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi vodhi një shumë të madhe parash në kompaninë ku ishte i punësuar.

Në pranga ka rënë Besmir Lurdhi i cili dyshohet se ka vjedhur shumën prej 640 mijë lekësh të reja nga kasaforta e kompanisë ku ishte i punësuar në rrugën ‘Kongresi i Lushnjës’.

Shuma parave e gjetur në banesën e tij u sekuestrua nga policia  në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale ‘vjedhja’.

Advertisement