Aktualitet
EMRI/ Zbulohet emri i ish-deputetit që u qëllua me armë zjarri
Armando Prenga është ish-deputeti i Partisë Socialiste drejt të cilit është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme. Siç edhe u raportua, Prenga ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, kur drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, të riun 29 vjeç, me inicialet F.I.. 29-vjeçari është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij tip ‘Benz’. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes mes tyre.