Politike
Endrit Braimllari: Meta, shpifës e shantazhues serial! Do merrem me të pas 11 majit

Kandidati i për deputet i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, iu përgjigj akuzave të përsëritura të ngritura nga Ilir Meta në drejtim të tij.
Në një intervistë televizive, edhe pse nuk e përmendi me emër, Meta akuzoi Braimllari se u konvertua nga anëtar i Partisë së Lirisë në socialist, pasi doli nga dyert e SPAK.
“Partia e Lirisë ka qenë targeti kryesor i regjimit mafioz të Edi Ramës për një kohë të gjatë, por përpjekjet e tij kriminale nuk realizuan dot rrëmbimin e drejtimit të PL përmes bashkëpunëtorëve të tij të rekrutuar nga SPAK.
Edi Rama u ngushëllua duke marrë të konvertuarin në Rilindas, pasi doli nga dyert e SPAK duke e futur në listën e tij. Kështu mori edhe simbolin e nepotizimin në PL dhe përgjegjësinë për më shumë shpërdorime financiare në parti.
Ky mori edhe financieren e partisë, që punonte prej 20 vitesh në biznesin e tij…”, citohet të ketë thënë Meta.
“Nëse ajo më adresohet mua, më vjen keq që është kthyer në një shpifës dhe shantazhues serial, që kërkon të mbulojë dështimet e lidershipit të tij”, tha Braimllari
“Ato janë çështje me të cilat do të merrem pas 11 majit, shumë seriozisht, pasi do të kërkoj të drejtën time ligjore mbi atë çështje, por tani jam fokusuar fort te fushata.
Për sa i përket konvertimit apo largimit, përgjigjen ia ka dhënë zoti Faik Basha, kandidati që ishte përballë tij për president të partisë. Përgjigjen e ka dhënë e nderuara ish-kryetarja e gruas.
Arsyet që unë kam dhënë një vit më parë, njerëzit pranë tij i dhanë pas konventës së 27 prillit. Pra është e qartë situata. Mënyra se si kanë lëvizur në këtë vit tregon se sa jo seriozë janë”, shtoi Braimllari.

