Shkrime
Ëndrra arabe e Albin Kurtit
Nga Kimete Berisha
Ëndrra arabe e Albin Kurtit: Ta përzë Amerikën nga Kosova!
Po duket sikur do t’ia jepnin pak Kosovë- Serbisë, për t’ia marrë Serbinë – Rusisë.
Është e frikshme që në krejt Evropën dhe Amerikën të mos gjendet një njeri që i dënon sulmet e bandave serbe të Vuçiqit në Veri.
Të gjithë, pa përjashtim e dënuan qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave të veriut i quajtën ‘masa të dhunshme’.
2. Je ‘masë e dhunshme’ nëse u imponohesh si kryetar shumicës që nuk të kanë votuar.
Bojkoti i serbëve nuk është zgjidhur me zgjedhje.
Albin Kurti e di që serbët e Veriut nuk i pranojnë kryetarët që nuk i kanë zgjedhur vetë, prandaj i dërgoi atje me dhunë, për të nxitur dhunë.
Ndoshta ka shpresuar (logjikisht), se bota demokratike do t’i dënojë sulmet e kriminelëve serbë dhe jo mbrojtjen e policisë së Kosovës.
Por, ja që askush nga perendimi nuk e ka ndërmend të luftoj për Albin Kurtin!
3. Mbasi që Albin Kurti u ngrit kundër Amerikës, BE- së e NATO – s, a do të thotë kjo se ky është më i forti në botë!
Ndoshta është më i forti.
Ndoshta është psikopat.
Psikopat je, nëse të karakterizom sharmi sipërfaqësor,
inteligjenca e lartë,
gjykimi i dobët dhe dështimi për të mësuar nga përvoja,
egocentriciteti patologjik dhe paaftësia për dashuri,
mungesa e pendimit ose turpit, impulsiviteti,
ndjenja madhështore e vetëvlerësimit, gënjeshtra patologjike, sjellja manipuluese etj.
4. Është abnormale, sëmundje e rëndë mendore, është halucinacion të kundërshtosh Amerikën, KFOR-in dhe BE-në, e të sillesh si superfuqi – kur nuk je as shtet.
Kosovën e bën të quhet shtet Amerika, dhe e ruan NATO.
Amerika e di se buxheti i Kosovës vjedhet cent për cent.
Kosova është shtet kriminal në duart e hajnave dhe mafisë politike.
Gjithmonë ka qenë kështu.
Politikanët vjedhin, populli mbetet i varfër.
5. Prandaj, të çohesh kundër Amerikës, të injorosh këshillat amerikane (edhe kur duken absurde), është gabimi më i madh që mund të bëhet.
Është krim shtetëror të veprosh krye në vete.
T’ia tregosh forcën Amerikës – kjo nuk bëhet pa qenë psikopat.
6. Nuk thyhet dera e hapur.
7. Kosova nuk ka ushtri. Ushtria e Kosovës është si ‘Terracotta’, ushtarë skulptura që e ‘ruajnë’ varrin e perandorit.
8. Edhe sikur të kishte ushtri, Kosova nuk do të mund të fitonte asnjë luftë pa perendimin.
Luftën e fiton ai që është me Amerikën.
Pa Amerikën e humb Kosovën, jo veç Veriun që e ke të humbur.
9. Ti je askushi.
Pa të ardhme.
Pa pare, pa edukatë, pa shprehi të punës.
Je dembel.
S’ta zë muaji – muajin.
Jeton me ndihma.
E vetmja shpresë e jotja është të largohesh nga Kosova.
Je më i varfëri në Evropë.
Kjo tregon më së miri kush të udhëheq ty.
10. Pse kryeministri Kurti kërkon luftë me Serbinë?
– Për ta zgjidhur kompleksin e burrërisë!
Pse e injoron Amerikën?
– Për ta kënaqur sindromin e Zotit nga i cili vuan!
Derisa policia ishin në flakën e Veriut, ky lëmohej, lëpihej dhe endej rrugëve me jeep, për pak e shkeli dikë duke lozur me shpejtësi.
Neron i ka rënë violinës derisa e ka shikuar Romën të digjej.
Motivi? Ta krijoj një Romë të Re.
P.S. Shqiptarët i motivon kundër Amerikës vetëm prirja kah ekstremizmi fetar.
Kushdo që e mbështet Albin Kurtin në luftë kundër Amerikës është ekstremist: Ëndërron ta bëj Kosovën – Arabi.
Paradoksale: Mbështetja kundër perendimit i vjen nga shqiptarët që jetojnë në perendim.