Connect with us

Sport

Ëndrra iu pre në mes, 14-vjeçari që humbi jetën bashkë me babanë ishte…

Ditën e djeshme një tragjedi e rëndë është shënuar në Bogë të Malësisë së Madhe, ku Petrit Rushaj ndodhej me djalin 14-vjeçar dhe vajzën e mitur brenda makinës tip Benz. Rreshjet e shiut ishin tepër intensive dhe lumi në atë vend, në ujërat e Përroit të Thatë, ishte tepër i rrëmbyeshëm.

Ura mungon në atë vend dhe kështu 50-vjeçari ka tentuar të kalojë përmes, por ujërat e rrëmbyer të lumit nuk e kanë lejuar makinën të kalojë. Ai dhe vajza mundën të dalin nga lumi dhe i ka kërkuar asaj të kërkojë ndihmë.

Ndërkohë ai është futur të shpëtojë të birin pasi lumi po e rrëmbente, por për fatin e keq kanë mbetur të vdekur të dy duke u mbytur.

Jason Rushaj, 14- vjeçari i cili humbi jetëm ishte një djalosh plot ëndrra, ku ishte pjesë e ekipit të futbollit të Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane.

 

Advertisement