Rajon
Endrra mbetet në sirtar…kurse flokët thinjen
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike deklaroi se në Kosovë kriza nuk do të zgjidhet shpejt, por do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe theksoi se është e nevojshme që në Kosovë të zhvillohen zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, për të normalizuar situatën.
Persa i përket zhvillimeve nga raundi i ri i dialogut mes Vuçiqit dhe Kurtit në Bruksel, Janjiq thotë se pavarësisht deklarimeve të Borrell se ishte bërë një hap i madh drejt formimit të Asociacionit, gjërat nuk shkuan mirë.
Ai theksoi se edhe pse bisedimet po vazhdojnë për kthimin e serbëve në institucionet gjyqësore dhe politike, po ndërrohen flamujt në stacione policore dhe po hapet ura mbi lumin Ibër.
Janjiq deklaroi se Vuçiq dhe Kurti po ndjekin një politikë zvarritjeje, dhe se “të dy po blejnë kohë”.
Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Draft Bashkimi i Komunave Serbe është “kundër Kushtetutës së Kosovës”, ai ku shpreh se kryeministri i Kosovës “po e sajon këtë”.
I pyetur se kur do të përfundojnë negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, ai me shaka ka komentuar se kur kanë filluar negociatat i ka pasur flokë të zeza, ndërsa tani është thinjur dhe se shpreson që kjo të mos ndodhë me përfaqësuesit e tanishëm.